Sektori I.T.

Alban Kllapi              Specialist i Rrjetit Informatik

                                   akllapi@uogj.edu.al

Dritan Miho               Pergjegjes IT dhe Specialist i Bazes se te Dhenave

                                   dmiho@uogj.edu.al

tel. i brendshem 219

 

Sektori i Teknologjise se Informacionit, studion dhe drejton punën mbi mirembajtjen e rrjetit informatik fizik dhe valor të Universitetit të Gjirokastres.   Menaxhon rrjetin informatik fizik dhe wireless te Institucionit me të gjitha elementet perberese te tij. Kryen mirembajtjen e elementëve hardware dhe software të njësive kompjuterike të institucionit. Përgjigjet për shpërndarjen e shërbimit të internetit brenda Institucionit                                       

Kryen kontrolle periodike te paisjeve elktronike ne Universitetin e Gjirokastres. Bën propozime në lidhje me investimet dhe shpenzimet në kuadër të mbarëvajtjes dhe zhvillimit të infrastruktures së IT në Institucionin “E.Çabej”.

Harton specifikimet teknike të shërbimit të internetit dhe mbikqyr realizimin e ketij sherbimi. Harton specifikimet teknike të shërbimit të hostimit të faqes zyrtare web të Institucionit dhe mbikqyr realizimin e këtij shërbimi. Mban kontakt me kompanitë për problemet teknike të lidhura me teknologjinë e informacionit. 

Administron dhe miremban gjithe  Sistemin e Mbrojtjes nga Zjarri . 

Menaxhon sallat e konferencave per system audio , video  dhe videocall. Sipas kërkesave mbështet me elementë të TI në realizimin e aktiviteteve të veçanta të Universitetit të Gjirokastres. 

Administron sistemin elektronik të menaxhimit të studentëve dhe kurrikulës ESSE3 në bashkëpunim me Qendrën Ndëruniversitare të Shërbimeve (RASH).

Menaxhon faqen zyrtare web të Institucionit, krijon mundësi teknike për pasurimin e saj. Menaxhon adresarin email të Institucionit (e-mail Zyrtar).