Pjesmarrja ne Organizma

Shoqata Ballkanike për Pedagogji dhe Arsim, Selanik (Greqi) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Edukimit – Sofie (Bullgari): Antarësim në Bordin Drejtues të kësaj shoqate si dhe pjesëmarrje në konferenca të tjera ndërkombëtare.

Universiteti i Gjirokastrës është pjesëmarrës në "Balkan Universities Network"; Protokoll i cili u nënshkrua në Selanik, më 10 Shkurt 2006 dhe ka për qëllim harmonizimin e kurrikulave, shkëmbimin e studentëve dhe të stafit pedagogjik si dhe promovimin e kulturës dhe dialogut mes vendeve antare. Gjithashtu ky rrjet Universitetesh do të shkëmbejë informacion duke vendosur një rrjet të fortë informacioni të bazuar në teknologjinë e lartë. Me pas ky rrjet i gjerë do të hedhë bazat e sigurta për Mësimdhënien në Distancë. 

Prioriteti i Universitetit të Gjirokastrës është përfshirja në programet FP7 dhe TEMPUS IV si një hap i mëtejshëm në përqafimin e standarteve evropiane.

Universiteti i Gjirokastrës është antar i “Community of Mediterranean Universities” (CUM). Ky rrjet i gjerë Universitetesh ka për qëllim të vendosë dhe të zhvillojë rolin dhe funksionin e kulturës dhe të kërkimit shkencor dhe teknologjik si mjetin e duhur për të stimuluar progresin në vendet e Mesdheut. Gjithashtu ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin shkencor mes Universiteteve të Mesdheut duke respektuar plotësisht origjinën e tyre si mënyrën e vetme për shkëmbimin e eksperiencave, metodologjive dhe rezultateve të projekteve kërkimore.

 Gjithashtu Universiteti i Gjirokastrës është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me International Association of Universities, një nga organizmat më të mëdha ndërkombëtare, e cila do të ndihmojë Universitetin tonë të përfshihet me të drejta të plota në programet ndërkombëtare të arsimit të lartë.