Organet drejtuese te Departamentit
Organet drejtuese të Departamentit janë :
1. Përgjegjësi i Departamentit
2. Këshilli i Departamentit
Këshilli i departamentit është organ kolegjial vendimmarrës dhe përbëhet nga përgjegjësi i departamentit, i cili është dhe kryetar i tij, si dhe përgjegjësit e grupeve mësimore-kerkimore.
Këshilli i departamentit vendos për problemet më të rëndësishme të departamentit. Ai mblidhet periodikisht.
Kompetencat e këshillit të departamentit dhe të përgjegjësit të departamentit janë të përcaktuara përkatësisht në Nenin 21 dhe Nenin 22 të Statutit të Universitetit të Gjirokastrës