Organet Drejtuese

Organet drejtuese të Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore janë

 Dekani

Zv/Dekani

Këshilli i fakultetit është organi më i lartë i zgjedhur i fakultetit dhe vendos për problemet më të rëndësishme në fushëm e mësimit, kerkimit shkencor e financiar te fakultetit.
Këshilli i fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton, në bazë të propozimeve të departamenteve, përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të fakultetit.
Këshilli i fakultetit kryesohet nga dekani.
Këshilli i fakultetit përbëhet prej antarëve të zgjedhur nga personeli akademik, personeli administrativ dhe nga stuentët e fakultetit. Numri i përgjithshëm i anetarëve dhe raportet e përfaqësimit shprehen në rregulloren e Universitetit dhe në rregulloret e fakulteteve. Ai ushtron kompetencat e tij të përcaktuara në Nenin 18, të ligjit nr. 9741, datë 21. 5. 2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Nenit 15 të Statutit të Universitetit të Gjirokastrës.
 

Këshilli i profesorëve përbëhet nga të gjithë pedagogët që kanë të paktën titullin “Profesor i asociuar” në atë fakultet. Këshilli drejtohet nga dekani i fakultetit. Kompetencat e këtij këshilli përcaktohen në Nenin 19, të ligjit nr. 9741, datë 21. 5. 2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Nenit 19 të Statutit të Universitetit të Gjirokastrës.


Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore : Prof.  dr. Gëzim Sala

Nga zgjedhjet e shkurtit 2016 në Universitetin e Gjirokastrës, antarët e Këshillit të Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore janë :

 

1.   Prof.  dr.  Gëzim Sala (Kryetar)
2.   Prof.  dr.  Artur Lamaj
3.   Prof.  dr. Bektash Mema
4.   Prof.  dr.  Liljana Reçka
5.   Prof.  dr.  Niko Rogo                        
6.   Prof. asoc.   Gëzim Rredhi
7.   Prof. asoc.   Abaz Mullai          
8.   Prof. asoc.   Enkela Caca         
9.   Prof. asoc.   Merita Shehu
10. Prof. asoc.   Spiridhulla Poçi
11. Prof. asoc.   Ilir Bozgo  
12. Prof. asoc.  Valbona Duri
13. Doc. Dr.     Ermonela Ruspi
14. Trendafile Buci