Mesazhi i Rektorit
Përshëndetje e Rektorit
Eshtë një e vertetë e pamohueshme që në pothuaj katër dekada jete Universiteti ynë ka shënuar arritje në të gjitha drejtimet, duke mbetur pothuaj katër dekada jete Universiteti ynë ka shënuar arritje në të gjitha drejtimet, duke mbetur një nga universitetet publike në Shqipëri nga më prestigjozët dhe konkurues. Kjo është e dukshme veçanërisht në drejtim të nivelit të kualifikimit të stafit akademik, botimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së tij në jetën publike.

|
Eshtë një e vertetë e pamohueshme që në pothuaj katër dekada jete Universiteti ynë ka shënuar arritje në të gjitha drejtimet, duke mbetur një nga universitetet publike në Shqipëri nga më prestigjozët dhe konkurues. Kjo është e dukshme veçanërisht në drejtim të nivelit të kualifikimit të stafit akademik, botimeve shkencore dhe pjesëmarrjes së tij në jetën publike.
Universiteti ynë përbën hapësirën institucionale që respekton diversitetin dhe privilegjon multikulturën pa imponuar uniformitet. Ne, autoritetet drejtuese të tij, stafi akademik, studentët dhe partnerët tanë aspirojmë kthimin e Universitetit tonë nga një institucion i mbyllur dijesh akademike, në një qendër me kontribute të rëndësishme në të gjitha nivelet dhe drejtimet për Rajonin e Jugut të vendit dhe më gjerë, të aftë për të ndjekur dinamikën e zhvillimit të ekonomisë së tregut, logjikën dialektike të kërkesës dhe ofertës sipas procesit të Bolonjës.
Jemi njëkohësisht të bindur se ky ballafaqim i bën me të ndjeshme dobësitë tona, ose vështirësitë për të ndjekur ritmin e ndryshimeve që po ndodhin sot në Universitetet Evropiane.
Kohët po ndryshojnë dhe ne ftohemi të ndryshojmë së bashku me to. Mjedisi konkurues gjithashtu ndryshon dhe në këtë mjedis mundësia jonë për t’u përshtatur dhe ballafaquar përbën sfidën më të rëndësishme. Universiteti “Eqrem Çabej” ftohet sot të japë dije bashkëkohore dhe të prodhojë vizion për të ardhmen, të formojë e të edukojë kuadro e shkencetarë me dije dhe cilësi morale, me mendim krijues dhe kritik. Në këtë kuadër Universiteti ynë respekton aspiratat dhe nevojat e studentëve. Ai bën çdo përpjekje të mundshme për të krijuar kushte me qëllim që të gjithë të manifestojnë dhe aplikojnë aftësitë e tyre.
Si Universitet aspirojmë në zhvillimin e aleancave strategjike me institucione ndërkombëtare, nëzhvillimin e projekteve ndëruniversitare bashkëpunimi, pjesëmarrjen tonë në projekte këmbimi studentësh e pedagogësh. Aspirojmë në një orientim evropian duke shfrytëzuar teknologjitë moderne, nxitjen në vijimësi të aftësive krijuese dhe shtimin e produktivitetit, duke kontribuar në ndryshimin dhe përparimin e shoqërisë tonë lokale e më gjerë.
Më lejoni të theksoj gjithashtu se përpjekjet tona për t’iu përgjigjur niveleve universitare të kohës po ndeshin në një realitet sfidues që lidhet me ndjekjen politikave joadekuate, me mentalitete e opinione negative e keqdashëse, me një konkurencë të pandershme akademike etj. Nuk është momenti për një analizë më të gjatë në këtë drejtim, por besoj se është një moment domethënës për t’iu drejtuar opinionit publik në vend, faktorit Gjirokastrit dhe të Rajonit të Jugut, si dhe strukturave vendimarrëse në vend: Të mbrojmë Universitetin e Gjirokastrës. Ai është mushkëria e dijes, e kutlurës, e civilizimit dhe e vet jetës në qytetin e Gjirokastrës dhe më gjerë. Mendojeni qoftë edhe për një moment Gjirokastrën pa Universitetin e saj. Shpreh bindjen se do të kuptoni menjëherë se bëhet fjalë për fundin civil edhe të vet qytetit. Sot qytetet në Shqipëri dhe në botë kërkojnë të jenë qytete universitare. Ne, nuk duhet të lejojmë të kundërtën.
Në këto rrethana, ne nga ana jonë shprehim bindjen dhe njëkohësisht angazhimin se, duke u mbështetur në traditën më pozitive në drejtimin dhe zhvillimin e Universitetit tonë dhe në kontributin e vlerat e gjithësecilit nga faktorët që e kuptojnë drejt thirrjen tonë, jo vetëm do ta nxjerrim atë nga ky moment stanjacioni e tranzicioni, por do t’i japin rolin dhe vendin që meriton.
Prof. asoc. dr. Gëzim Sala
Rektor i Universitetit të Gjirokastrës
|