Lidhje Nderkombetare

  • Universiteti i Gjirokastrës është gjithmonë aktiv në politikën e tij të jashtme, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha Universitetet shqiptare, por edhe me Universitete të tjera të huaja duke nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe me to, por gjithashtu edhe bashkëpunime në kuadër të projekteve të ndryshme të fituara nga Universiteti jonë në bashkëpunim me partnerë të huaj.
  • Kështu, më 24 Qeshor 1994 u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit me Universitetin e Janinës(Greqi).
  • Në kuadër të programit TEMPUS, Universiteti i Gjirokastrës është përfshirë në projektin JEP 09363-95 (Tetor 1995 – Dhjetor 1998) me koordinator Universitetin e Janinës, projekt që synonte ristrukturimin e Departamentit të Matematikës.
  • Gjatë vitit akademik 1998 – 1999 pranë Universitetit të Gjirokastrës u çel dega e Infermjerisë për të cilën do të kemi dhe asistencën e stafit akademik shkencor nga pala greke.
  • Gjithashtu pas rinovimit të Marrëveshjes në 29 Janar 2002 Universiteti i Gjirokastrës u përfshi në programin Interreg II ku në partneritet me Universitetin e Janinës bashkëpunimi u thellua me botime të përbashkëta mes pedagogëve të Universitetit të Janinës dhe homologëve të tyre në Universitetin tonë.
  • Në 14 dhjetor 1995 u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit me Universitetin e Leçes (Itali).  
  • Në 08 Prill 1996 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin e Athinës (Greqi).
  • Më pas në 02 dhjetor 2000 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me St. Mary’s College of Ave Maria University (USA).  
  • 25 Janar 2001 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin e Ionit (Greqi).
  • 27 Janar 2002 nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës (Maqedoni) dhe Universitetit tonë.  
  • 11 Prill 2006 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin e Poznan (Poloni).  
  • 11 Dhjetor 2006 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin e Maçeratës (Itali).  
  • 12 Qershor 2007 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin e Oradeas (Rumani).  
  • 18 Tetor 2007 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin e Qipros. 
  • Gjithashtu Universiteti jonë është në prag të nënshkrimit të Protokolleve të Bashkëpunimit me Universitetin e Eastern Michigan (Sh.B.A) dhe Universitetin e Montenegros (Mali i Zi).
  • Universiteti i Gjirokastrës është përfshirë si institucion partner në disa programe bashkëpunimi në kuadrin e Projekteve Evropiane JEP TEMPUS PHARE, nga përfundimi me sukses i të cilave kanë përfituar të gjitha strukturat e Universitetit të Gjirokastrës, në përmbajtje dhe në formë.
  • Universiteti ka marrë pjesë në një projekt TEMPUS Jep-09369-95 për rikonstuktimin e departamentit të Matematikës në bashkëpunim me Universitetin e Janinës, Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Trentos.
  • Po ashtu është përfshirë në një projekt JEP me tre Universitete shqiptare duke patur si koordinator Hogesschool Gederland Nijmengen (Hollandë). Ky projekt ka përfshirë rikonstruktimin e Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
  • Projekti Jep Nr. 12144-1998 – me koordinator IUFM Montpellier (Francë) përfshiu përfaqsues nga të gjitha departamentet e fakulteteve tona, duke dhënë në këtë mënyrë një ndihmesë në përsosjen e përgatitjes së mësuesve pranë institucionit tonë.
  • Projekti Tempus JEP Nr.14356-1999 në fushën e zhvillimit të Kurrikulave në Administrimin Publik e trainimin e stafit me koordinator Universitetin e Staffordshire, Stoke-on-Trent (Britani e Madhe) çoi në hapjen e Degës së re, atë të Administrimit Publik pranë Departamentit të Ekonomikut.
  • Projekti JEP Nr. 14174-1999 me koordinator Universitetin e Jonit, Korfuz (Greqi) mbështeti rikonstruktimin e bibliotekave të Universiteteve partnere.
  • Po në kuadër të Programit Tempus, Universiteti i Gjirokastrës së bashku me Universitetin e Vlorës dhe atë të Prishtinës bashkëpunuan në projektin 2-vjeçar UM-JEP 16077-2001, me titull, “Zhvillimi i Menaxhimit Universitar”.  
  • Në 2005 Organizata Jo-qeveritare HUMANET implementoi në kuadër të projekteve të Qeverisë së Jashtme Greke vendosjen e rrjetit kompiuterik në të gjithë Universitetin duke bërë që ky rrjet të jetë nga më modernët në Universitetet shqiptare. Gjithashtu çelja e Multimedia Room i shërben më së miri aktiviteteve mësimore të Universitetit por dhe zhvillimit në të ardhmen të Mësimit në Distancë.
  • Gjithashtu për t’u përmendur janë dhe bashkëpunimet me organizata e fondacione ndërkombëtare të cilat mbështesin zhvillimin dhe modernizimin e standarteve cilësore të Arsimit të Lartë ku ndër to mund të veçojmë:
  • Fondacioni SOROS i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Tiranë: Projekt i shtrirë në tre faza i nënshkruar në Korrik 2003 që synon në hapjen dhe funksionimin e Qendrës për Informim dhe Këshillim të studentëve të Universitetit të Gjirokastrës.
  • Shoqata Ballkanike për Pedagogji dhe Arsim, Selanik (Greqi) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Edukimit – Sofie (Bullgari): Antarësim në Bordin Drejtues të kësaj shoqate si dhe pjesëmarrje në konferenca të tjera ndërkombëtare.
  • Universiteti i Gjirokastrës është pjesëmarrës në “Balkan Universities Network”; Protokoll i cili u nënshkrua në Selanik, më 10 Shkurt 2006 dhe ka për qëllim harmonizimin e kurrikulave, shkëmbimin e studentëve dhe të stafit pedagogjik si dhe promovimin e kulturës dhe dialogut mes vendeve antare. Gjithashtu ky rrjet Universitetesh do të shkëmbejë informacion duke vendosur një rrjet të fortë informacioni të bazuar në teknologjinë e lartë. Me pas ky rrjet i gjerë do të hedhë bazat e sigurta për Mësimdhënien në Distancë.
  • Prioriteti i Universitetit të Gjirokastrës është përfshirja në programet FP7 dhe TEMPUS IV si një hap i mëtejshëm në përqafimin e standarteve evropiane.