Bordi i Administrimit

Bordi i administrimit është organ kolegjial vendimmarrës që mbikqyr dhe kontrollon veprimtaritë e UGJ, që lidhen me menaxhimin administrativ, financiar, ekonomik dhe të pronave të tij, i cili ushtron kompetencat e tij te percaktuara ne Nenin 16 të ligjit nr. 9741, datë 21. 5. 2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar dhe Nenit 16 te Statutit të Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.


Bordi i administrimit përbëhet nga:
a) anëtarë të personelit akademik, së paku me gradë shkencore, të zgjedhur drejtpërdrejt nga personeli akademik i çdo njësie kryesore të institucionit;
b) anëtarë të caktuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues nga fushat e shkencës, ekonomisë, kulturës, autoritete të pushtetit qendror dhe vendor;
c) një anëtar, përfaqësues i zgjedhur nga këshilli i studentëve të institucionit.

Anëtarët, sipas shkronjës “b” të pikës 4 të këtij neni, caktohen dhe shkarkohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Numri i anëtarëve të caktuar është një më pak se gjysma e numrit të anëtarëve të këshillit të administrimit. Këshilli i administrimit zgjedh kryetarin, prej anëtarëve të brendshëm të tij, me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve.

Antarët e Bordit të Administrimit të Universitetit të Gjirokastrës janë :

·         Doc.Dr. Merita Isaraj    Kryetare Bordi

·         Edrin Kukunja

·         Odise Kote

·         Lindita Rova

·         Dr. Armand Hysi

·         Doc. Msc. Majlinda Bobrati

·         Ismail Zeko

           

       Shpresa   Çelaj             Specialist Sekretare arkivi  Bordi  Administrimit