Kerkime/Studime

Tekstet Universitare të Departamentit të Gjeografisë në vite


FUSHAT E VEPRIMTARISË KËKIMORE-SHKENCORE

Ø  Një nga fushat me të cilat nisën punën shkencore pedagogët e këtij Departamenti ishte fusha e studimeve komplekse fiziko-gjeografike për krahinat dhe njësitë natyrore të veçanta të vendit tonë.

Ø  Me dy njësi të Krahinës Malore Jugore, punuan dhe mbrojtën disertacionet B. Mezini: “Lugina e Drinos” (1985) dhe N. Rogo: “Vargjet Malore midis Vjoses e Drinos”(1990).

Ø  Përfundimi i tyre përkoi me botimin e Q. S. Gjeografike të A.Sh. të monografisë në dy vëllime “Gjeografia Fizike e Shqipërisë”, Tiranë 1991.

 

Studimi i problemeve të gjeografisë ekonomike të Shqipërisë ishte një tjetër fushë prioritare.

*      Trajtimi i tyre, në kuadrin e një studimi kompleks të saj, ishte një domosdoshmëri që e diktonte koha, që ashtu si për problemet e Gjeografisë Fizike, edhe për to mungonte një studim në këndvështrimin gjeografik të ekonomisë; i gjendjes së saj në stadin aktual, i trashëgimisë nga e kaluara, i potencialeve ekzistuese që ajo dispononte dhe në cilat drejtime  do të zhvillohej në të ardhmen.

*      Një studim për një nga deget e ekonomisë u trajtua nga pedagogu Z. Kote në disertacionin “Industria e lehtë dhe ushqimore në Shqipëri” (1989).

*      Përparësi iu kushtua studimit të problemeve të gjeografisë së popullsisë. Dukuritë e mprehta që u evidentuan në këtë fushë edhe në rajonin tonë, shumë të prekur nga problemet e emigracionit dhe lëvizje të pakontrolluara demografike, u bënë objekt i mirëfillte studimi.

*      Evolucioni i proçeseve gjeopopulative pas viteve 1990 në Qarkun e Gjirokastrës” ishte tema e disertacionit qe u mbrojt  nga pedagogu V.DURI, shkurt 2009.

*      Vëmendje kërkonin edhe problemet e gjeografisë rurale, që u shfaqën në mënyrë të mprehtë pas viteve ‘90. Ndër tematikat e trajtuara në këtë fushë përmendim:

 

Veçoritë social-ekonomike dhe mjedisore në hapësirën rurale; infrastruktura  e arsimimi në hapësirat rurale; shëndetësia; mbrojtja dhe përkrahja sociale; reformat e tokës; politikat dhe strategjitë e zhvillimit rural etj.

*      Një studim më të plotë për këtë fushë veçojmë disertacionin: “Organizimi hapësinor, rregullimi territorial dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në qarkun e Gjirokastrës” me autore pedagoge A.SINANI, mbrojtur  në mars 2009.

*      Një fushë me interes gjeografik gjithnjë në rritje u shfaq turizmi dhe trashëgimia natyrore e kulturore.

*      Domosdoshmeria e studimit të turizmit për vetë rëndësinë që ka në rolin që luan në ekonominë e vendit dhe në shumë probleme të tjera natyrore e sociale, u bë objekt i studimit të pedagogut B.Draçi i cili me temën “Potenciali turistik i rajonit Vjosë-Deti Jon” mbrojti doktoraturën në vitin 1996.

*      Një studim më të plotë për fushën e turizmit veçojmë disertacionin: “Humanizimi turistik i Bregdetit Joinian”, me autore pedagog G.RUSPI, mbrojtur  në prill 2013.

*      Një fushë prioritare studimore ka qënë dhe didaktika e Gjeografisë. Gama e gjerë e problematikës së mësimdhënies dhe e aftësimit pedagogjik është trajtuar me shkallë të lartë profesionalizmi nga Prof. Dr. M. Kaso (1990).

*      Departamenti i Gjeografisë, ka realizuar në vite një veprimtari të gjerë të larmishme shkencore. Në bashkëpunim me U.T., me Q. S. Gjeografike, me Qarkun, Bashkinë e me mjaft institucione të tjera ka organizuar konferenca e simpoziume, seminare, tryeza etj.

*      Konferenca shkencore “Migrimi Human në Rajonin e Jugut dhe ndikimet e tij”, u organizua në bashkëpunim me Q.S.Gjeografike me 17-18.12.2004.

*      Konferenca ndërkombëtare “Transformimet Hapësinore dhe Roli i Gjeografit në Menaxhimin e tyre”. Konferenca u organizua me 20-22 Nëntor 2009 në Gjirokastër, në bashkëpunim me departamentin e gjeografisë të U.T. Në konferencë morën pjesë studiues gjeografe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.

*      Sesioni  shkencor “Kosova në rrjedhën e shek. XX-të”, prill 2008.

*      Referime e kumtime kanë mbajtur në Tiranë, Shkodër, Korçë, Elbasan etj. Jashtë vendit: në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Athinë, Paris, Beograd, Budapest, Sofje, Stamboll, Bukuresht, Novisad, Maçerata, Novi Sad, Çanakkale, Londër etj.

*      Janë me dhjetra artikuj të botuar në revista e buletine brenda e jashtë vendit, me proceeding si dhe me faktor impakti.