Departamenti i Edukimit dhe Metodologjise se Mesimdhenies

1.    POZICIONI DHE MISIONI I

         DEPARTAMENTIT TE EDUKIMIT DHE

        METODOLOGJISE SE MESIMDHENIES

 

             ( DEMM)            

Departamenti i Edukimit dhe Metodologjise se Mesimdhenies  ( DEMM  ) është një nga  departamentet e Fakultetit te Edukimit dhe Shkencave Shoqerore (FESHSH)  te Universitetit   “Eqrem Cabej “ Gjirokastër.    DEMM  realizon përgatitjen e mësuesve me arsim të lartë për arsimin Parashkollor dhe për Arsimin Fillor   (klasat I-V ) të arsimit  9-vjecar.  Gjithashtu, që nga fillimet e veta ka mbuluar me stafin e vet akademik formimin psiko-pedagogjik të studentëve të degëve të tjera të Universitetit “ E.Cabej” që përgatiteshin si mësues për shkollat 9- vjecare dhe të mesme të vendit. Ne kuadrin e zhvillimeve te arsimit te larte ne perputhje me Marreveshjen e Bolonjes , stafi i DEMM  mbulon lëndët e karakterit psikpedagogjik të   curricules se Programeve Master Profesional në Mësuesi për Arsimin e Mesëm të Ulët ( Kl. 6-9)  në këtë universitet.

Departamenti ofron 2 diploma :

-         Bachelor në Mësuesi  për  ArsiminFillor

-         Bachelor në Mësuesi  për Arsimin Parashkollor

            Ky pozicion dhe mission i DEMM ka përcaktuar gjithashtu edhe drejtimin kryesor dhe dominant të aktivitetit  kërkimor shkencor të departamentit :  problematika psikopedagogjike e edukimit të nxënësve në shkollë në të gjitha  aspektet e saj , që nga  formimi cilësor i mësuesve në universitet dhe deri tek metodologjitë e reja bashkëkohore të mësimdhënies në shkollë .