Departamenti i Gjeografisë

Pergjegjese e departamentit :       Prof. asoc. Albina Sinani           asinani@uogj.edu.al

Historiku i Departamentit të Gjeografisë, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Themelimi në vitin 1971, i Institutit të Lartë 3-vjeçar Pedagogjik të Gjirokastrës, krijoi mundësinë e hapjes së programit të studimit 4-vjeçar në profilin Histori-Gjeografi, çka solli edhe krijimin e bërthamës së parë të studiuesve në fushën e Gjeografisë, me dy degë: Histori-Gjeografi dhe Matematike-Fizikë, nga ku nisi punën Katedra e Histori-Gjeografisë. Në vitet e para pedagogët e gjeografisë së bashku me kolegët e fushës së historisë ishin të grupuar në kuadrin e Katedrës së Histori-Gjeografisë. Numri i pedagogëve të këtij profili fillimisht ishte i pakët, por më pas erdhi duke u rritur. Me kalimin e viteve u shënuan arritje në nivelin e përvetësimit të dijeve, kualifikimeve të stafit si dhe në përmirësimin e përdorimit të teknikave në mësimdhënie.

Në periudhën 1971- 1990, ky departament ka dhënë një kontribut sa modest po aq edhe të rëndësishëm në përgatitjen e mësuesve me drejtim Histori- Gjeografi dhe njohuri gjeografike edhe në programe të tjera studimi si në Ciklin e Ulët, Parashkollor, të cilët për vite me radhë kontribuan në arsimimin e brezave të rinj. Përkushtimi i lartë nga stafi akademik në ngritjen profesionale bëri të mundur që ky departament të hedhë bazat në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, elementë kryesorë referues për vitet në vijim, ku përmendim kontributin e profesorëve Banush Mezini; Ziso Kote; Niko Rogo, Mihal Kaso, si mbështetje e madhe për brezat e pedagogëve ndër vite.

Në periudhën pas viteve 1990 e në vazhdim, si rezultat i implementimit të Ligjeve të Arsimit të Lartë, Departamenti i Gjeografisë pësoi ndryshime jo vetëm konceptuale por edhe strukturore. Deri në vitin 1999, ka funskionuar si një Departament më vete. Në periudhën 1999-2002, zgjerimi dhe rritja e kualifikimeve të stafit, u realizua brenda Seksionit të Gjeografisë, i cili ka qënë pjesë e Departamentit të Histori-Gjeografisë. i cili u nda në dy Departamente të veçanta, ai i Historisë dhe i Gjeografisë, në vitin 2002. Gjithashtu u krijuan grupi mësimor-kërkimor i Gjeografisë Fizike dhe ai i Gjeografisë Humane-dikur Seksion i Gjeografisë Ekonomike.

Në kushtet e reformës për ristrukturimin e shkollës së lartë në përputhje me strukturat e universiteteve Evropiane, aplikimi i Kartës së Bolonjës, kalimi në sistemet 3+1 dhe 3+2, bëri të domosdoshme pajisjen e studentëve me baza të plota teorike dhe praktike në fushën e kërkimit shkencor gjeografik, për të siguruar mundësitë e punësimit të tyre, në shkollat 9-vjecare, të mesme, pranë drejtorive rajonale arsimore, qendrave dhe siteve turistike, pranë bashkive, prefekturave, qarqeve, drejtorive rajonale të bujqësisë, ujërave, tokave, firmave ndërtuese etj.

Risi e kësaj periudhe është hapja e cikleve të studimit Histori-Gjeografi me kohë të pjesshme, hapja e programeve të studimit të ciklit të dytë Master-Profesional në Histori-Gjeografi, si dhe futja e një sërë disiplinash të reja në degë të tilla si Turizëm. Gjithashtu është intensifikuar bashkëpunimi me Departamentin e Historisë, në projekte kërkimore-shkencore si dhe në pasurimin e planeve mësimore. Stafi akademik u përfshi në kualifikime të ndryshme pasuniversitare (SHPU), brenda dhe jashtë vendit si në Greqi, Itali, Angli, Danimarkë, etj, në kuadrin e programeve kualifikuese kolektive apo individuale, në kërkim të gradave dhe titujve shkencorë, në masën mbi 80%. Ky fakt u reflektua në hartimin dhe botimin e mjaft teksteve universitare, monografive si dhe të një sërë artikujsh dhe punimesh shkencorë, mbështetur në një literaturë të gjerë bashkëkohore. Gjithashtu janë organizuar Konferenca dhe Simpoziume Shkencore të shumta, me pjesëmarrje të Akademikëve të huaj, një shkëmbim mjaft i frytshëm ekperience.

Gjatë më shumë se dy dekadave të fundit, kërkimi shkencor në fushën e Gjeografisë ka hyrë në një fazë të re që dallon nga ai i mëparshmi, sidomos përsa i përket frymës praktike, karakterit aplikativ dhe utilitar. Mendimi gjeografik shqiptar sot prezantohet më i specializuar, më i qartë dhe më i thellë në kushtet e globalizimit gjeopolitik dhe socio-ekonomik. Padyshim në këtë rrugë të gjatë të shkencës së gjeografisë, një kontribut të vlefshëm ka dhënë edhe profesorati i Departamentit të Gjeografisë, në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.


Adresat e postës elektronike për çdo pegagog të brendshëm: 

Albina SINANI

Private: sinanialbina@yahoo.com

Zyrtare: a_sinani@uogj.edu.al

Niko ROGO
     Private
: nikorogo@yahoo.com

Zyrtare:nrogo@uogj.edu.al 

Valbona DURI

Private: bongjeo@yahoo.com

Zyrtare:vduri@uogj.edu.al

Gentian RUSPI

Private: gengjeo@yahoo.com

Zyrtare:gruspi@uogj.edu.al

Adela DHROMAJ (QALLIAJ)

Private: adela.qalliaj@yahoo.com

Zyrtare:adhrami@uogj.edu.al 

Mariglen SHERIFAJ

Private: mariglens@yahoo.com

Zyrtare:msherifaj@uogj.edu.al

Marcela MELE 

Private: m.mele2011@gmail.com

Zyrtare: mmele@uogj.edu.al  

Zamira KOTE

Private:

Zyrtare: zkote@uogj.edu.al

 

©                      Copyright © 2018  Universiteti “Eqrem Çabej”. Të gjitha të drejtat janë të mbrojtura.