Departamenti Administrim Publik

PERGJEGJESE E DEPARTAMENTIT  

      Doc. Dr. Alketa Bejko                                         abejko@uogj.edu.al

Një historik i shkurtër i Departamentit të Administrimit Publik

           Përgatitja e ekonomistëve në Gjirokastër e ka fillesën e saj në vitin 1968 kur në këtë qytet u çel filiali i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Dega e ekonomikut funksionoi për disa vite, duke i shërbyer kryesisht përgatitjes së ekonomistëve për rrethet Gjirokastër, Sarandë, Përmet e Tepelenë. Eksperienca e fituar, prania në rreth e specialistëve  si dhe nevojat gjithnjë në rritje që diktonte ekonomia e tregut për ekonomistët bëri që në vitin 1996 të hapet pranë universitetit “Eqrem Çabej” dega “Kontabilitet financë” me VKM nr. 631 date 23.09.1996 “Një shtesë në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 332 datë 13.05.1996 “Për pranimet në shkollat e larta në vitin shkollor 1996-1997”.

Departamenti Ekonomik i çelur po në vitin 1996, pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore, të Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, fillimisht u ofronte studentëve programin 4-vjecar ne Kontabilitet-Finance të cilët në fund të studimeve fitonin diplomë me titull “Kontabilist”.  Në vitin akademik 2001-2002 mbi bazën e shkresës së MASH  Nr.2551 Prot., Datë 21.06.2001, me lëndë “Miratim për hapjen e kursit të studimit”,  u hap një degë e re me profil “Ekonomist për Administrim Publik”.

Gjatë pesëmbëdhjetë viteve nga hapja e ketij programi (2001 – 2016) Departamenti Ekonomik, sot Departamenti i Administrimit Publik është konsoliduar në programet mësimore (curricula), në stafin akademik, si dhe ka diplomuar deri tani:

- 6 gjenerata studentësh në Administrim Publik (2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010) me programin 4 vjeçar dhe 6 gjenerata me programin Bachelor;

Sipas përcaktimit të ligjit nr. 9741, date 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në RSH, i ndryshuar” programet 4 vjeçare janë ekuivalente me Master Shkencor sipas nenit 99/2, pika 3 e Ligjit nr.10307, dt.22.07.2010. Si pasojë e nevojave të tregut në rajonin e jugut por edhe më gjerë, deri më tani janë punësuar në masën mbi 83% e studentëve të diplomuar.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9741, date 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në RSH, I ndryshuar” filloi puna për reformimin e curriculave sipas Kartës së Bolonjës dhe ristrukturimin e Departamentit Ekonomik për të ofruar dy cikle studimi.

Programi i Studimit të Ciklit të Parë Bachelor ne “Administrim Publik” është program që realizohet nga Departamenti i Administrimit Publik me përgjegjësinë drejtuese të tij dhe në bashkëpunim me departamentet e tjera të Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Ky program hartohet mbi bazën  e Ligjit Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe gjithë akteve normative që janë në fuqi.

 

Per çdo pyetje ju mund mund te kontaktoni ne adresat e e-mail-eve te personelit akademik te departamentit.                

   Ju faleminderit.