BORDI I SISTEMIT INFORMATIK DHE ORGANIZIMIT TE INFORMACIONIT
BORDI I SISTEMIT INFORMATIK DHE
ORGANIZIMIT TE INFORMACIONIT
NE UNIVERSITETIN “EQREM CABEJ” TE GJIROKASTRES
Duke u nisur nga nevojat e Institucionit për përmirësimin e punës në sektorë të tillë si sistemi informatik dhe i qarkullimit të informacionit si dhe ai i marrëdhënieve me jashtë, sektorë që përbejnë mbeshtetjen kryesore të një universiteti për arritjen e misionit të tij në funksion të dijes, kërkimit shkencor, integrimit e globalizmit të vlerave, Rektorati, mbeshtetur në Nenin 3, pika 2 a, Nenin 13, pika 2 dhe në Nenin 47 pika 1 të ligjit nr 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në mbledhjen e tij të datës 25.02.2008
VENDOSI
Krijimin në funksion të këtij qëllimi të dy strukturave të reja. Këto struktura do të quhen Borde. Konkretisht, krijimi i Bordit “ Për sistemin Informatik dhe organizimin e informacionit” dhe Bordi “Për marrëdheniet me jashtë”.
PARIMET BAZË ORGANIZATIVE DHE FUNKSIONUESE TË BORDEVE
· Në kushtet dhe mundësitë që ka Universiteti ynë dhe në mbeshtetje të ligjit, bordet do të përbehen nga personel akademik të aktivizuar jashtë ngarkesës mësimore dhe punonjës të sektorëve respektivë të administratës.
· Përsonelin akademik dhe drejtuesin për secilin bord e përzgjedh rektori dhe vendos rektorati. Drejtuesit zgjidhen nga radhet e personelit akademik.
· Marrëdheniet me punëdhenësin vendosen me kontratë të vëçantë dhe pagesa e përsonelit akedemik bëhet sipas dispozitave ligjore në fuqi. Ngarkohet kancelarja e Universitetit për zgjidhjen e detajeve të kësaj pike.
· Veprimtaria e sëcilit Bord drejtohet nga drejtuesi i tij dhe vendimet i merr në mënyrë kolegjale.Punonjësit administrativ realizojnë anën ndihmëse, informuese dhe ekzekutive të punës së Bordit.
· Për funksionimin e tyre efektiv vendosin lidhje të qëndrueshme (me anë koordinatoresh), me të gjitha njësitë bazë e kryesore si dhe ato ndihmëse (administrative) të Universitetit.
· Funksionimi i sëcilit Bord rregullohet me bazë të rregullorës së brendshme të tij që hartohet në zbatim të legjislacionit në fuqi, Rregullores dhe Statutit të Universitetit si dhe këtyre parimeve.
· Drejtuesi i Bordit raportojnë në Rektorat në mënyrë periodike për veprimtarinë e vet.
Bordi i Sistemit Informatik dhe Organizimit te Informacionit ne Universitetin “Eqrem Cabej” te Gjirokastres eshte nje organ kolegjial.
Ai perbehet nga 3 anetare te Personelit akademik.
Perberja e bordit miratohet nga senati akademik.
Detyrat e bordit jane:
- Te informoje dhe ti raportoje Rektoratit dhe Senatit Akademik mbi gjithcka mbulon.
- Te hartoje strategji, platforma dhe projekte per permiresimin dhe modernizimin e infrastruktures se sistemit informatik dhe organizimit te informacionit ne universitet, te perkujdeset dhe te mbikqyre konstruksionin dhe instalimin e sherbimeve, rrjeteve te reja etj. dhe t’ja paraqese ato Rektoratit.
- Te menaxhoje dhe te mbikqyre rrjetin kompjuterik te universitetit.
- Te perkujdeset dhe te mbikqyre funksionimin dhe shfrytezimin e rregullt te paisjeve kompjuterike te universitetit.
- Te perpiloje nevojat per furnizimin me paisje te reja informatike.
- Te mbikqyre funksionimin e sallave me kompjutera me akses te gjere (salla e QKIS, laboratoret e informatikes, Multimedia Room etj.).
- Te organizoje dhe mbikqyre asistencen teknike informatike te aktiviteteve te universitetit (konferenca, seminare, mesime on-line etj.) dhe ndaj perdoruesve.
- Te bashkepunoje me struktura te ngjashme ne universitetet e tjera brenda dhe jashte vendit.
- Te paraqese studime, ide dhe platforma dhe te zbatoje programe per organizimin, strukturimin dhe menaxhimin e informacionit ne universitet sic jane :
- informatizimi i sekretarise mesimore
- informatizimi i bibliotekes
- informatizimi i komunikimit me studentet
- informatizimin e gjithe strukturave te tjera teknike apo mesimore te universitetit etj.
dhe te informoje vazhdimisht perdoruesit per to.
Perberja e bordit:
1. Jani Lica (kryetar)
2. Kostaq Bezhani (anetar)
3. Kostaq Hila (anetar)