Informacione

NJOFTIM

Ju bëjmë me dije se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen e katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

 

Qeveria shqiptare në prill të vitit 2015, ka miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 395 datë 29.4.2015 “Programin Kombëtar të Praktikave të Punës të Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i cili synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistët në administratën publike.

 

Ky program zgjat për tre muaj dhe përfshirja në të është pa pagesë.  

Periudha e praktikës së zhvilluar do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike, ndërsa pas përfundimit të saj do të punësohen 200 praktikantë, me kontratë një – vjeçare pune.

 

Për sa më sipër, me porosi të veçantë të Zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lorena Haxhiu, lutemi të kemi bashkëpunimin tuaj për të publikuar sa më parë (preferenciale brenda ditës së sotme) në faqen zyrtare të institucionit që ju përfaqësoni, apo dhe në rrjetet sociale, njoftimin sipas tekstit bashkëngjitur në mail.

 

Targeti që u drejtohet kjo thirrje janë studentët e ciklit të dytë të studimeve, pra studentët e masterit, deri në moshën 26 – vjeçare, sipas parashikimeve në VKM.

 

Bashkëngjitur ju lutem të gjeni edhe imazhet shoqëruese, për këtë njoftim.

 

Për çdo pyetje apo paqartësi, lutem të më kontaktoni.

 Mund te informoheni:

 

Tekst per thirrjen e Programit te Praktikave

Mund të informoheni me projektin e hartuar për  "rikonstruksionin dhe shtesën e re të ish Shtëpisë së Ushtarakëve" duke klikuar si më poshte:

Pamje për rikonstruksionin  e godinës


Gjithashtu mund te informoheni duke klikuar mbi:                    PROGRAM TRANSPARENCE