ALUMNI Database

           ALUMNI

 

                              Krijimi i Bazës së të Dhënave

·         Shërbimet e karierës

·         Stazhi

·         Vend Pune

·         Marrëveshjet

                                     Angazhimi Social

·         Krijimi i klubeve sportive dhe kulturore për studentet

·         Angazhimi i studentëve në jetën sociale të rajonit


Është identifikuar një grup target i klientëve për shërbimet.

·         ALUMNI do të jetë një qëndër për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë të kenë një stazh (praktikë profesionale) dhe një punë në të ardhmen.

·         Ne kemi identifikuar si klientë të mundshëm për TTI institucionet lokale siç janë Bashkia, Kryqi i KUQ, DGT, ILS, SPITAL, etj.

·         Përfituesit e angazhimit social janë universiteti dhe komuniteti.

Pas identifikimit të objektivit tonë përmes tipareve SMART (specifike; të matshme, të arritshme; relevante; kohore;) ne vendosëm që strategjia jonë do të zhvillohet në mënyrë të tillë që të arrije disa objektiva themelore të tilla si:

·         Objektivi afat shkurtër: krijim i një baze të dhënash për të gjithë studentët si dhe ndërgjegjësimi i tyre se ALUMNI do t’u japë atyre mundësi më të mira pë stazhin e tyre, seancat profesionale praktike dhe punësimin e tyre në qoftë se ata do të angazhohen që të kenë rezultate cilësore.

·         Objektivi afatmesëm është që t’i japë programit LLL. EV. një tjetër objektiv afat-mesëm është krijimi i klubeve kulturore dhe sportive. Ne supozojmë që këto grupe të fillojnë aktivitetin e tyre në vitin  akademik 2014-2015.

·         Objektivi përfundimtar është që të kemi disa kontrata bazë (marrëveshje) për seancat profesionale praktike të studentëve ECUG dhe trajnime e para profesionale (ne disponojmë tashmë disa prej tyre).

Viti akademik 2014-2015 do të fillojë me funksionimin e sukseshëm të RDC.

 

Shërbimet e ALUMNI dhe angazhimet sociale do të jenë pa pagesë.

·         Qendra e ALUMNI brenda një periudhe prej 3 muajve do të krijojë një bazë të dhënash për të rregjistruar të gjithë studentët.

·         Brenda periudhës prej një muaji së bashku me kordinatorin e RDC do të përgatiten kontratat bashkëpunimit me institucionet publike dhe të biznesit lokal për të krijuar një marrëdhënie të vazhdueshme në mënyrë që të dërhohen student për stazh dhe të kenë më shumë mundësi punësimi.

·         Koordinatori i RDC së bashku me ekipin e punës në fillim të vitit akademik do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me aktorët vendor dhe përfaqësues të biznesit, për të diskutuar për punësimin e studetëve dhe mundësive të bashkëpunimit me ta.