ALUMNI & formimi i vazhduar

Historiku i Qendres se ALUMNIT

Qëndra është , pjesë e strukturës së Universitetit të Gjirokastres dhe ka filluar të funksionojnë në vitin 2014  Objektivi kryesor i kësaj strukture është orientimi dhe këshillimi i studentëve për një përqasje më të mirë në tregun e punës. Një mbështetje të rëndësishme për krijimin e kësaj strukture  ka qenë projekti Interface Tempus, i cili ka ndihmuar për trajnimin e stafit, për pajisjen me mjetet bazë për zyrat e kësaj qendre.

Sfida kryesore me të cilën është përballur këto  Qëndra gjatë implementimit të projektit ka qenë ndërgjegjësimi i studenteve në lidhje me shërbimet që këto qëndra ofrojnë. Sot qëndra e  ALUMNIT është integruar plotësisht në Universitet dhe vizitohen çdo ditë nga studentët, të cilët vijnë të informohen dhe të konsultohen me përgjegjëset e kësaj qëndre.

Misioni i  kësaj qendre është të mbështesë studentët në përgatitjen e tyre më të mirë për punësim dhe të shërbejë në inkurajimin dhe zhvillimin e karrierës së tyre në fusha të caktuara studimi.

Qendra e Alumnit shërben si urë lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënësit potencial, me qëllim promovimin e studentëve të Universitetit të Gjirokastrës dhe kërkimin e mundësive të reja të punësimit. Sfida jonë është të vendosnim bashkëpunime me subjekte të ndryshme që operojnë në tregun shqiptar.

Qendra e Alumnit organizon një sërë aktivitetesh gjatë vitit akademik, të cilat janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me studentët e UGJ-së.