Faculty governing bodies

Organet drejtuese të Fakultetit janë:

Dekani

Zv/dekan



Këshilli i fakultetit është organi më i lartë i zgjedhur i fakultetit dhe vendos për problemet më të rëndësishme në fushëm e mësimit, kerkimit shkencor e financiar te fakultetit.
Këshilli i fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton, në bazë të propozimeve të departamenteve, përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të fakultetit.
Këshilli i fakultetit kryesohet nga dekani.
Këshilli i fakultetit përbëhet prej antarëve të zgjedhur nga personeli akademik, personeli administrativ dhe nga stuentët e fakultetit. Numri i përgjithshëm i anetarëve dhe raportet e përfaqësimit shprehen në rregulloren e Universitetit dhe në rregulloret e fakulteteve. Ai ushtron kompetencat e tij të përcaktuara në Nenin 18, të ligjit nr. 9741, datë 21. 5. 2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Nenit 15 të Statutit të Universitetit të Gjirokastrës.
 

Këshilli i profesorëve përbëhet nga të gjithë pedagogët që kanë të paktën titullin “Profesor i asociuar” në atë fakultet. Këshilli drejtohet nga dekani i fakultetit. Kompetencat e këtij këshilli përcaktohen në Nenin 19, të ligjit nr. 9741, datë 21. 5. 2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Nenit 19 të Statutit të Universitetit të Gjirokastrës.