Activities

Më 24 prill, Ambasadori  Alberto Cutillo me ftesë të Rektorit të Universitetit "Eqrem Çabej" Prof. dr. Bektash Mema, zhvilloi një vizitë  në Universitetin Eqrem Çabej ku së pari u mirëprit në Rektorat dhe pati një bisedë të frytshme ku u ritheksuan bashkëpunimet  e vazhdueshme  ndërmjet  universitetit "Eqrem Çabej dhe Italisë. Rektori Mema vlerësoi mbështetjen e ambasadës  italiane në Tiranë dhe veçanërisht të ambasadorit Cutillo në forcimin e bashkëpunimeve  ndërmjet  Universitetit "Eqrem Çabej  dhe universiteteve  italiane.  Më tej ambasadori Cutillo mbajti një leksion të hapur me studentë  dhe  stafin akademik të universitetit  me temë "Sfida e Bashkimit Evropian dhe rruga e integrimit të Shqipërisë."  

Aktiviteti me 24 prill  Ambasadori i Italise ne Shqiperi Z. Alberto Cutillo

Në vazhdim ambasadori pati një drekë pune të shtruar nga Rektori Bektash Mema ku është diskutuar për forcimin e mundshëm të bashkëpunimit mes Universitetit " Eqrem Çabej ",dhe  Ambasadës së Italisë  me interes të veçantë për aktivitetet e departamentit të gjuhës italiane dhe programeve me diploma duale që mund të hapen në të ardhmen në përfitim të studentëve shqiptarë dhe kuadër të ndërkombëtarizimit të universitetit.

Sot në datën 26 Prill 2018,  me nismen e studenteve te Fakultetit Ekonomik në Gjirokastër dhe me mbështetje te stafit Akademik, në kuadër të fushatës kombëtare të pastrimit dhe pyllëzimit të mjedisit, në pikën e Viroit u mbollën disa peme për të krijuar një ambjent sa më të pastër për gjithë komunitetin! Datat 11 – 12 Maj 2017 do te jenë prezent Grupi i Vlerësimit në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.                                                              Foto:Aktiviteti studenteve

In the days 11 – 12 May 2017 (Days of Accreditation)    The Agenda

Ne dt 14.02.2017 u zhvillua takimi informues mbi proçesin e akreditimit ne Universitetin Eqrem Çabej, organizuar nga njesia e sigurimit te brenshem te cilesise neUGj.

Klikoni per informacion te detajuar mbi:             Procesi i akreditimit UGJ

Takim informues me studentet e Masterit Profesional per prezantimin e programit per nxitjen e punesimit te te rinjve te diplomuar. Partnere Zyra Rajonale e Punesimit Gjirokaster.               Kliko foto per informim

#OpenDay në Gjirokastër - si një dritare e hapur është projekti që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme - Republika e Shqipërisë në partneritet me Ambasadat e huaja të pranishme në Shqipëri, Universitetin "Eqrem Cabej" Gjirokaster për t’u ofruar studentëve shqiptarë informacion mbi studimet universitare jashtë vendit, mundësi për bursa, ide për shkëmbime studimesh, dhe dije se si duhet të përgatitemi për një botë e shoqëri të hapur.                          Kliko foto per informim

Universiteti "Eqrem Çabej" Gjirokastër në bashkëpunim me piktorin e njohur kosovar Xhevdet Spahia dhe Shoqatat "Rinia Europiane Gjirokaster" dhe Unioni i Shoqerise Civile  çelin ekspoziten me tematike " Arti nuk është luks por jeta vet".

Xhevdet Spahija me pikturat dhe ekspozitat e tij është njohur në disa qytete të vendit. Qëllimi i tij është njohja me botën artistike të artistëve kosovarë, kjo e derdhur nga peneli i tij, si dhe paraqitja e traditave kosovare.

Piktori Spahija ka ekspozuar punët e tij në disa vende europiane duke zgjuar interes të veçantë te dashamirësit e artit.

Foto nga aktiviteti

Ditën e diel dt. 01.10.2017 në ambientet e UGJ u zhvillua nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit tonë dhe Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit.                                              Kliko: Marrëveshja e bashkëpunimit