Fakultetet Struktura e UGJ Informacione webmail sitemap

 

LAJMERIME pamje nga Gjirokastra Publikime te fakulteteve

pėrmirėsimi i fundit: 25 Jan 2007 22:08

                 

Tė dashur studentė e pedagogė!

       Universiteti “Eqrem Ēabej” ėshtė njė institucion i dashur pėr miq e kolegė nga vendi e bota pėrreth, pėr qytetarėt dhe intelektualėt e Shqipėrisė, pėr tė tėrė veprimtarėt e dijes dhe tė shkencės. Universiteti ynė ėshtė veēanėrisht mikėpritės pėr tė rinjtė dhe pėr tė rejat, pėr veteranėt dhe pionerėt e dritės, tė cilėt i dhanė jetė dhe emėr tė nderuar pėr mbi 30-vjet.

       Nė Universitetin tonė mirėpriten idetė mė tė reja bashkėkohore, programet pėrparimtare pėr zhvillimin e shoqėrisė, ambicjet profesionale dhe angazhimet e mirėfillta pedagogjike e shkencore. Nė Universitetin tonė takohen dhe pėrsosen kultura dhe rryma tė ndryshme gjithmonė duke respektuar individualitetet historike, tė sotmen dhe tė ardhmen e seicilit.

       Viti i kaluar akademik ka qėnė njė vit pėrpjekjesh dhe realizimesh tė gjithanshme pėr tė vėnė nė rrugėn e zgjidhjes problemet e shumta tė reformimit tė shkollės sė lartė.Vėmendje e veēantė iu kushtua forcimit tė punės mėsimore e asaj shkencore, qė u materializua nė pėrmirėsimet e mėtejshme bashkohore tė kurrikulave. Gjatė vitit tė kaluar u pasurua e u modernizua mė tej baza materialo-didaktike e laboratorike, duke plotėsuar mė tej kushtet pėr njė punė normale nė auditore e bibliotekė. Kualifikimi dhe atestimi i pedagogėve njohu njė ngritje tė re. Edhe veprimtaria botuese njohu ngritje. Janė botuar mjaft libra tė nivelit universitar, parauniversitar e nė ndihmė tė mėsuesve  e tė shkollės. Qendrat qė funksionojnė pranė Universitetit tonė, si ajo pėr edukimin qytetar demokratik dhe ajo pėr gjuhėn e kulturėn angleze, japin njė kontribut tė veēantė edhe jashtė mureve tė universietit, duke forcuar mė tej lidhjet me drejtoritė arsimore tė rretheve tė Jugut dhe me komunitetet e tyre.

       Gjatė vitit qė kaloi u zgjeruan marrėdhėniet e Universitetit tonė me ato tė vendeve tė tjera, u shtuan kontaktet e bashkėpunimit me universitetet e Selanikut, Janinės, Thesalisė, T.E.I.–sė sė Epirit, tė Barit, Lecces, Kalabrisė etj. u shtuan lėvizjet e personelit akademiko-shkencor jashtė shtetit pėr kualifikimin e specializimin e tij individual por edhe pėr pjesėmarrje me referime nė konferenca dhe kongrese ndėrkombėtare si nė Bullgari, Greqi, Itali, Kosovė etj.

       Vitin e Ri akademik e fillojmė nė kushte mė tė mira, me fakultete dhe departamente tė konsoliduara si dhe me ēeljen e degės sė re tė matematikė - informatikės. Janė vėnė nė gatishmėri tė gjitha mjediset mėsimore e laboratoret dhe ėshtė punuar pėr rregullimin e mėtejshėm tė mjediseve tė jashtme. Pėrgjithėsisht gjatė kėtij viti akademik, vėmendja jonė nė mėnyrė tė veēantė do tė pėrqėndrohet nė problemet qė kanė tė bėjnė me reformimin e Arsimit tė lartė sipas Deklaratės sė Bolonjės. Kėtė vit do tė fillojnė procesin mėsimor sipas kėsaj deklarate 4 degė: e Matematikė – Informatikės, e Ciklit tė Ulėt, Parashkollor dhe Infermieri, ndėrsa vitin e ardhshėm akademik kjo do tė realizohet nė tė gjitha degėt e universitetit tonė.

        Pėr t’u ardhur nė ndihmė studentėve pėr zgjidhjen e problemeve tė tyre ėshtė ngritur “Qendra e Informimit dhe Kėshillimit studentor” pranė mediatekės me kontributin e fondacionit SOROS. Aty studentėt do tė kenė mundėsi tė mėsojnė e tė pėrdorin Internetin.

        Punėn e filluar nė drejtim tė pėrgatitjes sonė cilėsore le ta shpiem gjithnjė e mė pėrpara.

          Kemi bindjen e plotė, se, gjatė kėtij viti, sė bashku do tė shėnojmė arritje tė reja. Le tė ndihmojmė e tė duam njeri-tjetrin, le tė manifestojmė kudo njė sjellje qytetare, ashtu siē i ka hije njeriut intelektual e tė kulturuar.

       Pėr njė Shqipėri tė begatė e Europiane, pėr njė vijimėsi traditash bashkėkohore Universiteti “Eqrem Ēabej” ėshtė i hapur dhe i denjė pėr tė gjithė.

       Ne ju urojmė mirėseardhjen!

Prof.Dr. Kristaq KIKINA  

Rektor i Universitetit

 

    historiku i UGj     Gjirokastra     te reja     struktura     fakultetet     publikime     informacione     bashkepunime   

FSHN     matematike-fizike     biologji-kimi     matematike-informatike      infermieri

FSHSH     histori-gjeografi      finance       admin publik     turizem     gjuhe letersi      anglisht     greqisht      italisht

FSHE     cikel i ulet      parashkollor