Fakultetet Struktura e UGJ Informacione webmail sitemap

 

 

kliko ketu: GJIROKASTRA-Qytet i Trashegimise Boterore

 

Vendimi i UNESCO per shpalljen e Gjirokastres si Qytet i Trashegimise Boterore

pamje nga Gjirokastra

 

   Pėrreth kalasė qė ngrihet madhėshtore dhe hijerėndė shpaloset nė kėmbė tė Malit tė Gjerė, Gjirokastra, qyteti i gurtė dhe i traditave, ndėrtuar nga dalta e gdhėndėsve duarartė e cila ėshtė quajtur edhe qyteti i sė bukurės sė dheut.

   Gjirokastra ndodhet nė pjesėn jugore tė vendit,nė njė lartėsi 300-400 m mbi nivelin e detit.  

Kalaja madhėshtore ėshtė zanafilla dhe qendra kompozicionale e qytetit. Zgjerimi i qytetit jashtė mureve rrethuese tė kalasė i pėrket gjysmės sė parė tė shekullit XVI dhe mė tej qyteti fillon tė rritet edhe mė, sidomos gjatė shekullit XVII, gjersa nė gjysmėn e parė tė shek. XIX  Gjirokastra kthehet nė njė nga qendrat kryesore tė Shqipėrisė sė Jugut.

   Gjirokastra ėshtė jo vetėm qendra kryesore administrative e Qarkut tė Gjirokastrės, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njė qendėr e rėndėsishme ekonomike, tregėtare, shkencore, kulturore e arsimore.

Gjithashtu Gjirokastra pėrfaqėson njė qendėr me vlera tė mėdha turistike pėr panoramėn dhe mėnyrėn e ndėrtimit. Qyteti ėshtė ndarė nė dy zona: nė qendrėn historike qė pėrfshin pjesėn e vjetėr tė qytetit dhe nė zonėn e lirė qė pėrfshin pjesėn e re tė qytetit.

   Universiteti ndodhet nė pjesėn e re, pranė stadiumit tė qytetit, nė lagjen “18 Shtatori”. Qyteti dhe rrethinat e tij nė shekuj kanė nxjerrė figura tė shquara tė arsimit, tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut nė shkallė kombėtare. Gjirokastra lidhet edhe me emrat e dy intelektualėve tė shquar qė ka nxjerrė nga gjiri i saj, me atė tė Prof. Eqrem Ēabej, studjues, kolos i gjuhėsisė shqiptare me emėr tė madh brenda dhe jashtė vendit, dhe tė Ismail Kadaresė, shkrimtar me pėrmasa botėrore, i lauruar me ēmime ndėrkombėtare dhe disa herė kandidat i ēmimit Nobel nė Letėrsi. Figura e Prof. Eqrem Ēabej ėshtė pėrjetėsuar nė emrin qė mban institucioni mė i lartė arsimor nė Jug tė vendit, Universiteti i Gjirokastrės dhe nė pėrmendoren qė ėshtė ngritur pėrpara kėtij universiteti. Gjirokastra qysh prej kohėve mė tė vjetra dhe deri mė sot gjithnjė ka qėnė njė qytet me nivel tė lartė ekonomik dhe arsimor.  

 

 

   

    historiku i UGj     Gjirokastra     te reja     struktura     fakultetet     publikime     informacione     bashkepunime   

FSHN     matematike-fizike     biologji-kimi     matematike-informatike      infermieri

FSHSH     histori-gjeografi      finance       admin publik     turizem     gjuhe letersi      anglisht     greqisht      italisht

FSHE     cikel i ulet      parashkollor